Elita Rudi e quan “zemra e Donaldit”, Bora Zemani bën këtë reagim para të gjithëve

Elita Rudi edhe mbrëmjen e kësaj të shtune ishte opinionistja e “Përputhen Prime” dhe si duket marrëdhënia e saj me moderatoren e programit është mjaft e mirë.

Elita ka postuar së fundmi një foto krah Bora Zemanit dhe si mbishkrim vendosi: “Me zemrën e Donaldit”

Në fillim menduam se Bora mbase nuk do e ripostonte këtë foto nga mbishkrimi, por ndodhi e kundërta.

Si duket Zemanit i pëlqeu ky epitet dhe këto fjalë dhe pse me anë të emoji-ve tregon se vendoset pak në siklet, por i pëlqen sepse vendosi edhe emojin e dashurisë.