Elvana Gjata ia lë “SEEN” publikisht Alketa Vejsiut!

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut, e cila gjithmonë merr vëmendje.

Pas 3 vitesh mungesë, ajo më në fund u rikthye në një studio televizive për të dhënë një intervistë në Soiree, për albumin e saj më të fundit “Çelu”, por edhe detaje përtej jetës artistike.

E teksa publikoi disa foto në feed nga performanca dhe intervista, ajo mori vëmendjen e shumë prej personazheve VIP shqiptarë.

Ndër ta Loredana, Enca, Ilira, Emina Cunmulaj, Kida, Ermal Mamaqi e shumë të tjerë, por ajo ç’ka na bëri përshtypje është se nuk i ka kthyer asnjë koment moderatores së njohur Alketa Vejsiu.

Alketa e ka quajtur “yll” disa herë në komente e foto të ndryshme, por Elvana ka dashur t’ja lërë SEEN!

Arsyen nuk e dimë, por mendja na shkon te “shija e hidhur” që i la pjesëmarrja në Festivalin e Këngës ku Alketa ishte moderatore edhe organizatore krah Vera Grabockës dhe që juria shqiptare i vendosi pikë minimale dhe në rrjet e ngado “faji” iu vendos dyshes Grabocka-Vejsiu!

Të jetë duke i mbajtur mëri ende Elvana, Alketës? Ndoshta!