Elvana sjellë foto e video gjatë notimit

Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, u ka munguar fansave të saj të shumtë gjatë kësaj vere.

Përveçse nuk solli asnjë projekt muzikor, ajo gjithashtu për dy muaj u shkëput edhe nga rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë, Elvana u rikthye në “Instagram” duke postuar foto e video të disa viteve më parë në “Instastory”.

Gjithashtu këngëtarja i bëri edhe një dedikim mikut të saj, stilistit të njohur Valdrin Sahiti.

Por një ditë më parë ajo bëri postimin e radhës.

Elvana ka postuar një video në “Instagram”, ku shihet duke notuar në det dhe nga sa na la të kuptojmë ndodhet në jug të Shqipërisë.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 6 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë./bw/

View this post on Instagram

I’m breathing…underwater

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on