Të tërhequr nga bukuritë e vendit tonë, ata kanë zbarkuar me jahtet e tyre në portet shqiptare.

Brigjet shqiptarë gjatë viteve të fundit janë vizituar edhe nga manjatë të fuqishëm dhe miliarderë.

Së fundmi në Sarandë ka zbarkuar një jaht super luksoz, i quajtur “Yacht Katara”, i cili është 124m i gjatë.

Flitet se babai i Emirit të Katarit. Sheikh Hamad Bin Khalifa, do të bëjë një vizitë me jahtin e tij në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sheiku i Katarit ka mbërritur ditën e sotme në Sarandë me “bishën” e detit dhe nuk dihet sesa do të qëndrojë.

Gjithashtu nuk dihet se cili është itenerari i tij në Shqipëri dhe cilat pika do të vizitojë.

Shiko Fotot:

Motor Yacht Katara