Emocionohet Arbana Osmani, takon pas 30 vitesh një person të shtrenjtë për të

Këtë herë stafi i programit pa dijeninë e zonjës së shtëpisë, kishin sjellë në studio dikë tepër të rëndësishëm për Arbanën, mësuesën e saj të parë, zonjën Drita.

Moderatorja priste që në skenë të vinte stafi i saj, por u habit shumë kur pa një personazh të cilin në fillim pati vështirësi për ta njohur.

Pas bisedës së zhvilluar në studio, Arbana zbuloi që personi që kishte përballë ishte mësuesja e saj e parë, zonja Drita dhe që po ritakoheshin me njëra- tjetrën pas 30 vitesh.

Unë kam qenë prezantuesja e festës së abetares dhe mbaj mend kur kemi shkruar së bashku skenarin, prandaj faleminderit që më besove aq shumë atëherë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)