Enca dha sinjale të pajtimit, por Noizy ia lë ‘seen’

Një detaj nuk iu shpëtoi fansave të Noizyt e Encës.

Enca Haxhia dhe Noizy vite më parë sollën duetin “Bow Down”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

Por, pak kohë pas publikimit që atij dueti, raportet mes Encës dhe Noizyt u përçanë dhe shoqëria mes tyre mori fund.

Por, me rastin e pesëvjetorit të këngës “Bow Down”, Enca publikoi një pjesë të këngës në Instagram, duke e etiketuar Noizyn në këngë.

Me këtë veprim, këngëtarja ka dhënë shenja të përmirësimit të raporteve, por veprimi i Noizyt habiti të gjithë.

Ai nuk e ripostoi videon në Instagramin e tij, pavarësisht faktit se postoi të tjera gjëra gjatë 24 orëshit të fundit. /Lajmi