Enca tregon se a është në lidhje

Enca ka thyer heshtjen duke u përgjigjur nëse ështe në lidhje apo jo.

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun për të treguar disa nga prapaskenat e projektit të tij më të fundit kinematografik.

Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit, ndër ta këngëtarja e njohur, Enca pjesëmarrja e të cilës është diskutuar shumë dhe ka marrë vëmendjen maksimale.

Përpos faktit që foli për eksperiencën e saj të parë si aktore në një film, ajo ka folur edhe për jetën e saj personale.

E pyetur nga Jonida Shehu nëse ajo është ‘single’, Haxhiu ka pranuar që po dhe askush nuk është në zemrën e saj.

“Në film isha e lidhur, por pastaj isha “single”, sepse e lashë se nuk kishte shumë “followers”.

Ndërsa në jetën reale, po ashtu jam “single’”, ka treguar këngëtarja e njohur Enca.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/vipaklips/videos/172097794055016/