Web Analytics
BallinaSHOWBIZEndri Çekici festoi ditëlindjen, Megi Pojani e djeg atmosferen duke kërcyer me...

Endri Çekici festoi ditëlindjen, Megi Pojani e djeg atmosferen duke kërcyer me muzikë tallava (Video)

Endri Çekici ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij,  futbollisti i i njohur është përfolur prej kohësh për një lidhje me Megi Pojanin por dhe pse prej tyre nuk ka pasur asnjëhrë një konfirmim.

Të gjithë ishin kurioz të dinin nëse Çekici ka marrë ndonjë urim të veçantë nga aktorja, ai ka publikuar në Instagramin e tij të gjitha urimet e bëra nga miqtë e ngushtë, mirëpo Megi nuk shihet gjëkundi.

Konkurrentja e “DWTS” është parë duke u argëtuar në një lokal me motrat e saj.

Ishte motra e saj, Marsi e cila ndau për ndjekësit një video ku shihet Megi duke kërcyer nën ritimin e muzikës ‘tallava’.

Kujtojmë se Megi ishte e ftuar së fundmi në “Wake Up”, ku u pyet për jetën në çift, ku bëri rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë.

Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.

“Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehet Megi.

“Je single dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori.

“Gjithmonë, Jam shumë hermetike.Nuk ka asgjë për të ndarë.

Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes, aktualisht, Megi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit.

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit