Endriti Thaçi publikon fotografi me nënen, tregon se kanë takuar edhe babin e tyre në Hagë

Endrit Thaçi ka konfirmuar se së bashku me nënë e tij e kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Endrit Thaçi ka thënë se pret me padurim që babi i tij të vijë në Kosovë.

“Me nanën këto ditë të fundit të verës.

Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsër, në Kosovën që aq shumë e don.” ka shkruar ai.