Engjëllusha dhe Gresa vijnë joshëse nga palestra

Vajzat e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli janë pothuajse përditë pjesë e mediave rozë.

Ato komentohen për dukjen e tyre, karrierën, shëtitjet e shumta dhe aktivitetin e tyre në rrjetët sociale.

Engjëllusha është e vetmja që trashëgoi talentin e së ëmës dhe tani ka arritur mjaftë suksese në karrierën që nisi vite më parë.

Ajo veç muzikës merr vëmendje edhe me stilin e saj, elegancën dhe sharmin që shfaq në paraqitjet e saj.

Engji shihet shpesh në shoqërimin e motrës së saj Gresës duke kaluar kohë e momente të bukura.

Ato së fundi shfaqen joshëse para pasqyrës me veshje palestreje.

Përveç daljeve të tjera ato shoqërohen bashkë edhe në palestër./Kosovarja/