Pas një sezoni të ngarkuar me ahengje dhe angazhime familjare, këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu ka gjetur më në fund kohë për disa ditë pushimi të merituara.
Së bashku me të fejuarin e saj, Engji ka udhëtuar drejt Italisë për të shijuar bukurinë e këtij vendi dhe për të kaluar momente të veçanta pranë njëri-tjetrit.
Këngëtarja ka ndarë disa imazhe të mrekullueshme në rrjetet sociale, ku qartazi reflektohet dashuria dhe lumturia që çiftin e shoqëron gjatë këtij udhëtimi.
Me një sfond të mbushur me peizazhe italiane të bukura, ata duken të lumtur dhe të dashuruar, duke e shijuar çdo moment të pushimit të tyre.
Romanca e tyre duket e fortë dhe e sinqertë, e cila reflektohet në çdo postim të Engjës. Fansat e saj janë në pritje të lajmeve të reja dhe padyshim që do të presin me padurim momentin kur Engjëllusha dhe i fejuari i saj të shkëmbejnë premtimet në altar, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre të përbashkët.
Shiko foton: