Engjëllusha shfaqet si modele rrugëve të Prishtinës

Engjëllusha Salihu e njohur për publikun edhe si Engji, është mjaft aktive në rrjete sociale, përmes të cilave arrin gjithmonë të jetë afër fansave të saj.

Këngëtarja tashmë gëzon famë dhe fansa të shumtë, të cilët e duan dhe vlerësojnë punën e saj e angazhimin në muzikë.

Së fundi e vogla e këngëtares së mirënjohur dhe bilbilit të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet plot stil e veshur në të zeza.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga ajo është kënga “A e din dashni”, e cila u prit me shumë komente pozitive nga publiku dhe deri tash numëron më shumë se 1 milion shikime në YouTube. /Kosovarja/