Engjëllusha Salihu është këngëtarja shumë e dashur kosovare e që njihet ndryshe edhe me emrin Engji.
Ajo fillimisht u bë e njohur si vajza e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit e më vonë si këngëtare shumë e pëlqyer.
Engji vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme, ajo sot ka publikuar një foto e shoqërua nga gjyshja e saj.
“Nana zemra”, ka qenë përshkrimi që Engji i ka bërë fotografisë ku shfaqet në krahët e gjyshes, Engji është treguar e kujdesshme me gjyshen e saj, duke e dërguar në restorant. /ORAinfo/