Enis Bardhi në stilin ‘Messi’, ia rikthen epërsinë Levantes me super-gol

Levante ka arritur të rikthejë epërsinë 2-1 ndaj Espanyolit në kuadër të përballjes së javës së 30-të në La Liga.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Borja Mayoral në minutën e 4-të, mirëpo që nuk e shijuan për shumë gjatë epërsinë.

Espanyoli arriti t’i barazonte shifrat me anë të David Lopez (28’) me një asistim të Leandro Cabrera.

Por, ishte minuta e 67-të kur Enis Bardhi e riktheu epërsinë për Levanten, duke kaluar disa lojtarë. /Telegrafi/