Epidemiologu Antonijevic: Asnjë rast me koronavirus në veri të Kosovës

Sepcialisti i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në veriun e Mitrovicës, Aleksander Antonijevic, ka thënë se në veri të Kosovës nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus dhe se situata është e qetë.

Ai ka thënë se janë në kontakt me të gjithë epidemiologët edhe nga Serbia dhe nga Kosova dhe se e kanë marrë situatën me seriozitet.

Antonijevic ka thënë se të gjitha rekomandimet duhet të ndiqen me kujdes dhe seriozitet nga qytetarët, duke qenë se është mënyra e vetme për luf.timin e epidemisë.

Sipas tij, fakti që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin si pandemi është një argument i mjaftueshëm për kujdes.

Tutje mjeku serb ka thënë se janë duke ndjekur udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë dhe se po bashkëpunojnë me institucione tjera për kryerjen e analizave.

Ai ka treguar se deri tani janë testuar rreth 20 pacientë si të dyshuar për virus, por asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. /Express/