Epidemiologu hedh dritë mbi shifrat e Covid-19: Vret më pak se gripi i zakonshëm

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në ‘Facebook’ komenton shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga virusi i ri.

Mjeku thotë se Covid-19 vret më pak se gripi i zakonshëm dhe këtë deklaratë e mbështet në të dhënat e publikuara nga Institutit i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid.

Ky studim paraqet përqindja e vdekshmërisë sipas grupmoshave ndër rastet e zbuluara si dhe përqindja e vdekshmërisë e të gjitha infektimeve totale.

Të dhënat tregojnë se vdekshmëria nga Covid është shumë herë me e vogël se gripi i zakonshëm për moshat nën 50-vjeç.

Postimi i plotë:

E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi!

Është më e ngadaltë se imagjinata, por gjithmonë del në shesh herët a vonë!

Spanja u godit fort nga COVID-19 dhe ishte shteti i dytë ku shqiptarët i mbanin sytë, jo sepse ishte më mirë se Italia, por sepse për ne ishte më larg se Italia gjeografikisht dhe sociologjikisht.

Që në fillim njerëzit u tmerruan nga përqindjet e larta të vdèkjeve, por harruan që shumica dërrmuese e infektimeve nuk zbuloheshin fare.

Kujdes: për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy terma:

CFR (case fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë ndër rastet e zbuluara (e vërteta e pjesshme).

IFR (ínfection fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë e të gjitha ínfektimeve totale (e vërteta e plotë).

Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë.

Studimi zyrtar kombëtar në Spanjë, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të ínfektimeve dhe vdèkjeve në Spanjë.

(linku në fund të postimit). Institutional Revieë Board of the Institute of Health Carlos III (Register number: PI 39_2020)

Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:

IFR te meshkujt:

0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.03%; 40-49 vjeç = 0.09%; 50-59 vjeç = 0.38%; 60-69 vjeç = 1.50%; 70-79 vjeç = 4.95%; ≥80 vjeç = 11.62%

IFR te femrat:

0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.02%; 40-49 vjeç = 0.05%; 50-59 vjeç = 0.17%; 60-69 vjeç = 0.53%; 70-79 vjeç = 2.01%; ≥80 vjeç = 4.62%

Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.

Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal.

Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal.

Element tjetër që vërehet në studim është ínfektimi më i lartë në moshat aktive (20-69 vjeç) në të dyja gjinitë.

Pra, mos u çudisni me “hije dyshimi” të tipit “TANI PO SËMUREN MOSHA MË TË REJA”!

Kjo është dinamikë normale e popullatës:

Moshat aktive mbajnë peshën e familjes, punës dhe shoqërisë; Moshat e brishta (të moshuar dhe fëmijë) mbrohen nga moshat aktive

Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra!

Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë!

Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”!