Pronarët e një pemishteje në Clonmel të Irlandës, kanë menduar se stuhia do t’ju rrëzoi të gjitha trupat e mollëve, por vetëm se janë befasuar për të mirë.

Ata kanë mbetur të befasuar, kur panë hapësirën e mbushur me fryte që i kishte rrëzuar era, duke i kursyer nga vjelja që zgjatë disa javë.

Mollët e rrëzuara nga era

Madje, mollët nuk kanë pësuar ndonjë dëmtim nga rënia, sepse toka ishte e lagur nga shiu, që mundësoi të bien sa më butë.

Stuhia shmangi nevojën e vjeljes

E tëra që iu ka mbetur kultivuesve, është mbledhja dhe dërgimi në punëtorinë ku shfrytëzohen për të krijuar pijen alkoolike të njohur si cider.