Pasditja e sotme është përfshirë nga një mot me stuhi dhe erë të fortë.
Si pasojë, në qendër të kryeqytetit është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
Era po ashtu ka shkatërruar edhe çadrat e disa lokaleve të improvizuara në qendër të kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit.
Dëmtime ka pasur edhe në Muzeun Kombëtar.
Gazetarja Anxhela Celibashi na raporton se një xham është thyer, por pa pasoja.
Ndërsa pemë raportohet se janë rrëzuar edhe në disa rrugë të kryeqytetit.
Ndërkohë, menjëherë kanë shkuar shërbimet e mirëmbajtjes të bashkisë për të bërë pastrimin e zonës.