Erdhi direkt nga SHBA për të, Ardit Gjebrea surprizohet në ditëlindje

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea feston sot përvjetorin e 59-të të lindjes, në këtë ditë speciale, ai ka marrë një surprizë që nuk e priste aspak.

Ka qenë djali i tij, Joni që e ka surprizuar pasi ka ardhur posaçërisht nga Amerika për ditëlindjen e tij.

“Surpriza më e bukur që i dha kuptim darkës teksa prisnim orën, ishte kur në mesnatë shfaqet papritur Jon Gjebrea.

Tani që jemi të 4-t bashkë, ka kuptim dhe mund të festoj!”, ka shkruar ai krahas një fotografie që ka ndarë ku shihen të lumtur familjarisht. /abcnews.al/

Shiko videon: