Nëna lindi në momentin kur ra tërmeti, rrëfimi i gjinekologut: Duhet të rrija i të për sigurinë e fëmijës
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi veç dëmëve të shumta materiale, la pas edhe mbi 20 të vdekur dhe mbi 1 mijë të lënduar.
Por në momentin kur ra tërmeti me madhësi 6.8 ballë në provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë fëmijën e saj.
Ngjarja ndodhi në një klinikë private në Elazig.
Gjinekologu dhe mamitë mbetën të qeta dhe vazhduan të bënin punën e tyre.
Më pas njëra nga mamitë u kujdes për të porsalindurin.
“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën.
Më duhej të qëndroja i qetë dhe të mos kisha panik për sigurinë dhe shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit.
Për fat të mirë, edhe nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore ”, tha gjinekologu Nilai, pas ngjarjes, që bëri bujë në mediat e huaja./NOA.al