Erdhi nga Austria për pushime në Kosovë, zhduket mërgimtari nga Kaçaniku

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zh.dukje të një personi nga fshati Vatë e Kaçanikut.

Personi i zh.dukur jeton në Austri dhe i njëjti ka qenë në Kosovë për pushime.

Ai ka dalë nga shtëpia më 1 shtator dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vi.ktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Vi.ktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/