Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, tha se si Turqia ka treguar përpjekje serioze deri më sot për të pakësuar tensionet SHBA-Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Si Turqi, kemi treguar përpjekje serioze deri më sot për të pakësuar tensionet SHBA-Iran”, tha ai.
Duke folur për vrd asjen e komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, presidenti turk tha se: “Jemi duke ndjekur me sd hqetësim rrezd iqet e afërta që ka krijuar vd rasja e Soleimanit në aspektin e paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë”.
“Turqia gjithmonë ka qëndruar kundër ndërhyrjeve të jashtme në rajon dhe këtë suldm e vlerësojmë në këtë drejtim”, tha më tej Erdogan.
Erdogan njoftoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 8 janar do të realizojë një vizitë zyrtare në Turqi.
“Me Putin do të flasim për Idlibin.
Shpresoj që në këtë takim, ne ta sigurojmë këtë ard mëpushim.
Mos të bien më bomd bat mbi civilët”, theksoi presidenti turk.
Erdogan më tej duke rikujtuar marrëveshjen e arritur me Libinë, tha se Turqia ka prishur planet e Greqisë dhe Administratës Qipriote Greke për të bud rgosur atë në Detin Mesdhe.
Erdogan në lidhje me dërgimin e ushtarëve në Libi tha se: “Aktualisht janë duke shkuar gradualisht”.
Ai gjithashtu njoftoi se nesër do të zhvillojë edhe një bisedë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.