Erërat e forta, lënë pa kulm shkollën e Prugovcit

Kulmi i shkollës “Nexhmi Mustafa” në Prugovc, të Prishtinës, është shkatërruar nga erërat e forta të mërkurën.

Si pasojë e erërave, pjesë të shumta të kulmit gjenden në oborrin e kësaj shkolle.

Në bazë të videove dhe fotografive që ka dërguar një lexues i IndeksOnline, shihen copëza të pullazit të shkollës gjithandej./IndeksOnline/