Ermal Fejzullahu e uron të birin për ditëlindjen!

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu, është një nga këngëtarët më të pëlqyer për muzikën që bën.

Ai ndër vite ka bërë për vete një numër të madh të fansave, andaj edhe gëzon vëmendje të madhe qoftë nga fansat apo mediat rozë.

Ermali njihet si një person mjaft familjar dhe bashkë me gruan e tij Ariana, janë prindër të 4 fëmijëve.

Së fundmi, djali i tij Arti po e feston ditëlindjen e 11-të dhe Ermali ka një urim të veçantë për të birin.

“Urime ditëlindjen e 11 Arti! Uroj të kesh shëndet dhe u rritsh i lumtur së bashku me gjithë fëmijët shqiptarë kudo që janë” , ka shkruar Ermali përkrah një fotografie të Artit që e publikoi sot. /Indeksonline/