Ermal Fejzullahu së shpejti baba për herë të pestë?

Ditën e sotme në media po qarkullon lajmi se këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu do të bëhet baba për herë të pestë.

Postimi i fundit i bashkëshortes së tij, Arianës në Instagram e me barkun e rrumbullakosur ka ngjallur shumë polemika.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit dhe fansat e këngëtarit të nisin aludimet.

Këngëtari është shprehur edhe më përpara që dëshiron të ketë një familje të madhe me shumë fëmijë.

Ai aktualisht është baba i Artit, Bunës, Erës dhe Anës.

Ndërsa sa i takon muzikës projekti i radhës së tij do të jetë bashkëpunimi i tij me aktorin, Romeo Veshaj./Lajmi/