Web Analytics
E diel, 2 Nëntor, 2025
7.3 C
Pristina

Ermal Mamaqi: Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër

Në një bisedë me Ronaldo Sharkën, aktori Ermal Mamaqi ka ndarë mendimet e tij mbi jetën, karrierën dhe përgjegjësitë personale.

Mamaqi ka folur mbi konceptin e meritës dhe pasojat e zgjedhjeve që bëjmë në jetë, duke theksuar se ajo që përjetojmë shpesh është pasojë e asaj që pranojmë ose tolerojmë:

“Nëse dikush është në të 40-at e tij dhe është ende i varfër, a e meriton që të jetë i varfër? Unë besoj se po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, qeverinë që kemi, punën që kemi. Marrim atë që tolerojmë.

Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron partnerin të sillet ashtu, ajo që merr është kjo. Ti toleron veten të hash një tortë, ajo që merr është kalori”.

Mesazhi i tij është i qartë: jeta nuk është vetëm çështje rrethanash apo moshë, por edhe reflektim i zgjedhjeve tona dhe i kufijve që vendosim për veten dhe për të tjerët.

Ermal Mamaqi, i njohur për humorin dhe energjinë e tij pozitive, i fton të gjithë të marrin përgjegjësi për jetën e tyre dhe të kuptojnë se çdo gjë që tolerojmë ka pasoja, qofshin ato pozitive apo negative.

Nga Rubrika