Ermal Mamaqi publikon në rrjet bisedat private me Elvana Gjatën

Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi është një nga personazhet e njohur më aktivë në rrjetet sociale.

Së fundmi ai nuk ka ngurruar të tregojë dhe një pjesë nga biseda me mikeshën e tij, këngëtaren Elvana Gjata.

Të dy ata kanë folur së fundmi me mesazhe private dhe madje kanë bërë një shaka të fortë.

Në një video ku shfaqet djali i Ermalit, Joeli me qenin e ri të shtëpisë, Elvana nuk ka ngurruar të ‘bullizojë’ Ermalin.

Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!”- shkruan Elvana te mesazhet.

Por Ermali nuk ka zgjedhur të qëndrojë indiferent, duke nxjerrë bisedën dhe shkruar krahas saj:

“Skandal!!! Zbulohet biseda…ja pra miq, ja bull.izmi i Elvana Gjatës në mesazhet private.”