Ermal Mamaqi tregon historinë e lidhjes me Amin: Ishte dashuri në shikim të parë, nuk pata t’i ofroj asgjë përveç vetës time

Komediani, producenti dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, prej vitesh është i martuar me Amarda Toskën.

Ata janë një nga çiftet shqiptare që shquhen për raportin e ngushtë, të cilët po ashtu janë prindër edhe të dy fëmijëve: një djali e një vajze.

Ylli nga Shqipëria së fundmi në një intervistë të dhënë për Libero ka treguar njohjen me Amin, në kohën kur ishte aktor i komedisë “Portokallia”.

I njëjti thekson se ka qenë një dashuri me shikim të parë dhe se aso kohe nuk kishte asgjë.

“Ka qenë një dashuri me shikim të parë, nuk kam asgjë për të ofruar përveç vetes time por jam shumë i sigurt dhe të premtoj që do të vijë një ditë që do t’i plotësojë të gjitha dëshirat e tua dhe të bëj të jetosh si princeshë”, tha Mamaqi.

“Në kohën kur jam lidhur me Amin kam qenë një nga aktorët e Portokallisë dhe le ta themi kështu në kuptimin material të fjalës nuk kisha asgjë, nuk kisha as shtëpi as makinë, Ami ishte prezantuesja e Portokallisë, kur unë vendosa që kjo do të jetë gruaja e jetës time kam shkuar i kam bërë një premtim që e kam shumë të qartë që ti je femra me e bukur shqiptare, e di që ke shumë propozime nga njerëz të pasur, ne e ndërtuam vetë të dy jetën tonë, familjen tonë, kemi një jetë shumë të lumtur dhe komode, kemi bizneset tona jam shumë i lumtur që këtë e bëmë nga zero dhe e bëmë të dy”, vazhdoi më tej ai. /Telegrafi/