Web Analytics
BallinaSHOWBIZErmal Mamaqit nuk i del inati me Iva Tiçon, aktori bën deklaratën...

Ermal Mamaqit nuk i del inati me Iva Tiçon, aktori bën deklaratën e fortë: I japim rëndësi njerëzve pa vlerë!

Disa ditë më parë Ermal Mamaqi prezantoi librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”.

Ky liber u bë dhe ‘shkaku’ i një sherri mes tij dhe gazetares Iva Tiço.

Përpos komenteve të shumta që e uruan Ermalin, në sy ra dhe komenti me ironi i gazetares Iva Tiço, të cilës Ermali nuk e la pa i kthyer një përgjigje.

Teksa ishte i ftuar në “Zemër Luana”, aktori i humorit u vendos përballë disa pyetjeve.

Njëra ndër to kishte të bënte për konfliktin me gazetaren.

Ermali u pyet nëse pas sherrit a ka mundur që të flasin bashkë apo të sqarohen për atë ç’ka ndodhi.

“Nuk ka pasur asnjë bisedë dhe më vjen kaq keq që i japin rëndësi dhe vlere këtyre gjërave pa vlerë”,– u përgjigj Mamaqi.

Ndryshe, enda pa dal, libri i Mamaqit u  perfol shume./Panorama/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit