Ermal Mamaqi më nuk do të jetë pjesë e ekarin televiziv.

Kështu të paktën ka thënë vet aktori.

Deri më tash ai udhëhiqte emisionin “Xing me Ermalin”, që emitohej në TV Clan.

Moderatori i njohur Ermal Mamaqi njihet për emisionet që ka drejtuar, që ka arritur të jetë mjaft i pëlqyer nga publiku.

Ai ka bërë të ditur se do të bëjë një pauzë të shkurtër si moderator dhe t’i qaset Industrisë së kinematografisë dhe marketingut, të paktën deri në janar më nuk do të jetë në fushën e marketingut.

Ermali pëmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur: “Miq… Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin.

E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet.

Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë.

Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator.

Si rrjedhojë…Xing me Ermalin nuk do të jetë,të paktën deri në janar në programet televizive.

Karriera ime do të xhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente.

Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television.

Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin.

Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite.

Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin…

Se siç thotë dhe miku im Will Smith “në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë.

Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë”.