Web Analytics
BallinaUncategorizedErmali lodhjen e harron, pushimet në Maldive po i shijon

Ermali lodhjen e harron, pushimet në Maldive po i shijon

Pas një viti të ngarkuar me shumë angazhime, koncerte e projekte të ndryshme muzikore, Ermal Fejzullahu ka filluar pushimet më se të merituara.

Këngëtari si destinacion të radhës përzgjodhi ishullin Maldive ku ai po qëndron atje bashkë me bashkëshorten e tij, Arianën, djalin dhe vajzën e tyre të vogël.

Pas mbërritjes atje, Ermali ka sjell imazhe nga vendi ku janë vendosur, një pamje mahnitëse dhe ishull përrallor.

Këngëtari edhe ditën e sotme e nisi nga ambienti i mrekullueshëm.

Ndërkohë, edhe babai i tij, legjenda e muzikës Sabri Fejzullahu bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tjera të Ermalit kanë udhëtuar në një tjetër destinacion bregdetar./Indeksonline/

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit