Ermali: Turp për ata që i gëzohen Gjykatës Speciale

Ermali dha një mesazh domethënës në këtë ditë feste.

Sot (17 shkurt) shqiptarët kudo në botë festojnë përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet.

Figura të njohura publike kanë uruar në mënyra të ndryshme për këtë datë të shënuar, që në orët e para të mëngjesit.

Ndër ta, edhe këngëtari Ermal Fejzullahu zgjodhi që ditën e Pavarësisë ta urojë në një mënyrë të veçantë.

Ai publikoi një kolazh fotosh me ish-ushtarët e UÇK-së, teksa thekson se falë tyre ne sot gëzojmë lirinë, por nuk harron ta përmend Gjykatën Speciale./kosovarja