Web Analytics
BallinaSHOWBIZErmali zbulon 2 shprehjet me të cilat ka rritur fëmijet e tij,...

Ermali zbulon 2 shprehjet me të cilat ka rritur fëmijet e tij, Joelin dhe Sian

Ermal Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, ku ka folur për librin e tij “Në garë me veten”.

Libri më i komentuar i momentit dhe një libër që ndihmon të gjithë të bëhen versioni më i mirë i vetes.

Gjatë intervistës Ermali tregoi më shumë edhe për raportin e tij me fëmijët, Joelin dhe Sian.

Duke zbuluar dhe dy shprehje me të cilat i ka rritur, në mënyrë që ato të kenë besim tek vetja dhe të jenë të lumtur.

“Ajo që përcakton kualitetin e një familje është se sa kohë qeshni bashkë.

Të dy fëmijët e mi janë rritur me shprehjet ‘Unë ja dal gjithmonë’ dhe ‘Unë i çoj punët deri në fund’.

Çdo natë e mbyllim me video për të qeshur.

Një fëmijë që shkon duke qeshur në atë botën e ëndërrave është më i lumtur”, tha Ermali./Xing/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit