Ermiona u përjashtua nga Big Brother Vip pak ditë më parë dhe nuk ka munguar në studio gjatë spektaklit. Ajo foli pas vendimit të marrë nga Vëllai i Madh ku u shpreh se bashkëjetesa e saj me “hiena” ishte e pamundur.
Ermiona se fundi “këshilloi” Maestron dhe Oltën: Dilni nga shtëpia, jeni prindër. Ermiona Lekbello ka komentuar sërish lotarët që ndodhen brenda shtëpisë së Big Brother VIP, pas daljes së saj.
Në një reagim të sajin ermiona thekson se Armaldo Kllogjeri dhe Olta Gixhari duhet të dalin nga shtëpia pasi janë prindër dhe kanë fëmijë. Sipas saj Maestro duhet të jetë krah bashkëshortes së tij e cila është shtatzënë e krah vajzës së vogël.
Ndërsa për Oltën, ish-banorja e ‘BBV’ mendon se është e fortë që po qëndron kaq shumë ditë larg djalit të vogël, por nuk do e bënte dot.