Erolida ndihet e bekuar me ish-ministrin Besian Mustafa

Ish- ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa para pak javësh i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen e tij me fejesë.

Besiani ka bërë publike lidhjen e tij shumë vonë dhe kjo erdhi si një befasi e bukur për të gjithë, shkruan “Kosovarja”.

Ai disa herë e ka shprehur dashurinë e madhe që ka për të fejuarën e tij, por kësaj here është Erolida ajo që ka bërë një dedikim romantik për Besianin, duke shkruar fjalët më të bukura.

“Jeta te ofron shume, atehere kur gjen njerez qe te dojne bashke me defektet tuja, kur gjen kohe per ty pavaresisht sa pune kane, kur te ndihmojne e nuk te presin t’jua kthesh njesoj, jeta te ofron shume, atehere kur gjen njerez te sinqert, e qe te duan dhe kur nuk ben asgja per to!”, ka shkruar ajo./Kosovarja/