Web Analytics

Ervini shpjegon situatën me Erjolën: I tregova një citim nga Kurani, më thoshte…

Botuar nga: InfoKosova

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Ervin Gonxhi, tregoi momentin kur Erjola Doçi ndihej keq gjatë spektaklit të kaluar.

I ftuar në “Shqipëria Live”, Ervini u shpreh se u përpoq ta ndihmonte moderatoren, duke i treguar një citim nga Kurani.

“Më thoshte nuk jam mirë.

Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash.

Ishte një citim nga Kurani.

Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.

Dy ditë më parë, Erjola shpërtheu në lot brenda shtëpisë së “BBV” dhe u shpreh se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq.

Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja tha se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma.

“Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo.

Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe.

Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT