Erxhina publikon foton më të bukur nga ditëlindja e vajzës

Erxhina Ismajli është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Milot Llalloshi.

Ajo, si shumë bashkëshorte të të famshmëve përflitet e komentohet për jetën e saj, paraqitjet para publikut, e stilin që e prezanton.

Çifti janë martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali e një vajze.

E sot Roma e vogël festoi ditëlindjen e saj të parë.

Për këtë ditë prindërit bënë urimet më të bukura dhe lutjet më të sinqerta për vajzën e tyre të vetme.

“Qika jem e mira, gezimi i shpirtit tem sot mbush 1 vjet.

ROMA, paq jete te gjate dashuria e nanit💫”, ka shkruar Erxhina krahas një imazhi të bukuroshes së vogël.

E veç urimeve të shumta që kanë marrë për ditëlindjen e vajzës, çfiti kanë publikuar edhe imazhe nga festa e tyre.

Nënë e bijë, është fotografia e këndshme që Erxhina ndau së fundi për ndjekësit, teksa shkëlqen e veshur dhe grimuar aq bukur./Kosovarja/