Erzina e shpreh publikisht dashurinë ndaj Mc Kreshës

Mc Kresha dhe Erzina tashmë janë burrë e grua.

Në fund të vitit të kaluar, Mc Kresha e ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Erzinën.

Çifti organizuar një ndejë private mirëpo kanë qarkulluar imazhe si në rrjete sociale ashtu edhe në mediat rozë.

Lidhjen e tyre ata kishin arritur ta mbanin të fshehur deri në ditën kur vendosën që të martoheshin.

Dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe mezi po e presin ardhjen e bebes.

Në rrjete sociale ata po ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit dhe këtë herë ishte Erzina ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit një imazh nga martesa.