Është fejuar?, reagon Ledjana e “Përputhen”, më pas e fshin postimin

Protagonistja e emisionit sot është komentuar në rrjete sociale.

Në media ka qarkulluar lajmi se ajo është e fejuar dhe po vazhdon të qëndroj në “Përputhen”.

Mirëpo Ledjana e ka mohuar këtë duke publikuar një postim në storyn e saj në Instagram dhe ka kritikuar mediat.

“Edhe ju gazetarë të ndyrë apo çdokush tjetër që nxjerr lajme të pavërteta jeni thjesht llumi i shoqërisë tonë.

As të bëj story për ju nuk e meritoni po megjithatë vazhdoni shpikni meqenëse kurrë në jetën tuaj nuk keni ditur të bëni diçka me vlerë, Puç”, kanë qenë fjalët e Ledjanës, ku më pas e fshiu postimin.

Ndryshe, lajmi se Ledjana ka qenë e fejuar qarkulloi sot pas gjithë trazirave që shkaktuan Andi Tea dhe Bearti./infokosova