“Është e pafytyrë”, ish-banori i Big Brother VIP i nervozuar me Fifin

Ardit Çuni, banori që u eliminua javën e kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka thënë se i mungojnë shumë të gjithë banorët, mes tyre edhe Beniada.

Ai tha se mori mësim që duhet të qëndrojë larg telefonit për të shijuar momentet e bukura ndërsa zbuloi arsyen përse u masakrua me komente në ditët e para të izolimit.

Ardit Çuni: Më mungojnë banorët, në përgjithësi të gjithë, por ata që më kanë qëndruar më afër, Beniada, Iliri, Semi, Donaldi, Fifi.

Ishte një lloj detoxi arsyen përse pranova të hyj.

Kisha shumë orë para celularit, Covidi e kështu gjërash dhe më shërbeu shumë se kam gjetur paqe.

Ishte e vështirë por jam nga ata njerëz si ujqërit që kudo që ta hedhësh, e merr formën e vet.

Sa i përket fitores, tha se në finale shkon Arjola, Iliri, Donaldi dhe Fifi por fitoren e merr Iliri.

Ndërsa rezerva të shumta dukej se kishte për Fifin, të cilën e ka konsideruar si mikeshë, por ndikoi në largimin e tij nga Big Brother pasi zëvendësoi Donaldin me Granitin për të dalë në nominim me Arditin.

Ardit Çuni: Kjo është pafytyrësi.

Nuk është lojë.

Një njeri nuk e shet veten për çmim.

E prisja që të zëvendësonte Granitin, por jo me Donaldin.

Një njeri që ka dashurinë më të vogël për ty, nuk e bën një gjë të tillë.

Nuk mund ta bënte në fillim.