Estrada i dalin në mbështetje dentistit të dyshuar për ngacmim seksual të pacientes

Një 33-vjeçare nga Diaspora pak më parë u bë virale në rrjetet sociale në një deklaratë të bërë për një nga stomatologët në Kosovë.

Në një intervistë të dhënë për ‘Shqipëria Live’, ajo tha se dentisti Fehim Haliti e ka ngacmuar seksualisht atë.

Ajo fillimisht tregoi se i kishte kërkuar një numër kontakti e më pas edhe me ngacmime të tjera.

Mjeku, që tanimë njihet edhe si një mik i afërt i estradës shqiptare, ka bërë një sqarim në rrjete sociale duke e demantuar tërësisht këtë.

Lidhur me ngjarjen që bëri bujë gjithandej, u bë një reagim edhe nga një pjesë e artistëve shqiptarë të cilët prej vitesh ia besuan punën stomatologut të njohur.

Leonora Jakupi, Mozzik, Rina Balaj, Getinjo, Adriana Matoshi – janë disa prej yjeve që i dolën në mbështetje Halitit./reporteri