Familja e Presidentit Hashim Thaçi falenderon qytetarët për mbështetje

Nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar familje e presidentit Thaçi.

Ata falënderojnë qytetarët për mbështetjen e madhe që kanë treguar për presidentin pas akuzave nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi

“Ditët e fundit ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të të afërmve të familjes, miqve dhe qytetarëve për të na vizituar në shtëpinë tonë në Burojë, në shenjë solidarizimi për momentet sfiduese nëpër të cilat po kalojmë.

Jemi thellësisht mirënjohës për interesimin tuaj dhe për solidarizimin me ne si familje”.

Më pas në komunikatën e familjes Thaçi thuhet se ndjejnë keqardhje pse nuk është organizuar pritje sipas traditave të mikpritjes shqiptare, për shkak të gjendjes me Covid-19.

“Mirëpo, për shkak të pandemisë e kemi të pamundur që t’ju presim në shtëpinë tonë sipas nderit, traditës së familjes dhe të popullit tonë”.