Ahmet Isufi nga radhët e AAK ka njoftuar se i ka ndërruar jetë babai.

Babai i tij ishte një plisbardhë i cili e donte shumë flamurin kombëtarë dhe Shqipërinë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, njoftoi se sot në moshën 94-vjeçari ka ndërruar jetë i ati i tij. Isufi tha se i ndjeri gëzonte shëndet të mirë deri në momentet e fundit të jetës.

“Sot në moshën 94 vjeçare ndërroi jetë babai im, baca Limon siç e thërrisnin të gjithë ata që e njohën. Pavarësisht moshës, ai ishte mirë me shëndet deri në momentet e fundit të jetës së tij”, tha ai.

Nënkryetari i AAK-së shtoi se dhimbjen do ta mundin duke kujtuar jetën, sakrificën dhe qëndresën e tij prej një burri të urtë, fjalëpak e zemërbardhë.

Ceremonia e varrimit bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.