Web Analytics
BallinaFamilja lë çadrën/ Temperaturat e ulëta e detyrojnë të hyjë në shtëpinë...

Familja lë çadrën/ Temperaturat e ulëta e detyrojnë të hyjë në shtëpinë e pabanueshme

Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë natës e ka detyruar familjen Lasku me 7 pjesëtarë në Manëz të Durrësit të braktisë çadrën verore që ka në oborr dhe të hyjë në shtëpinë e pabanueshme.

Pas tërmetit të 21 shtatorit, kjo familje u detyrua të braktisë shtëpinë e mëparshme.

Rruga që të çonte në banesën e tyre u shemb dhe mungesa e infrastrukturës i detyroi të marrin me qira këtë godinë të përshtatur në shtëpi te ish-reparti ushtarak.

Tërmeti i 26 nëntorit i goditi dhe më fort.

Ekspertët ua shpallën të pabanueshme shtëpinë.

Të ftohtët i ka detyruar të kthehen në shtëpi.

Me shpresën se dikush do të kujtohet për ta dhe t’i ndihmojë.

Në 5 njësitë vendore të bashkisë së Durrësit (Manëz, Ishëm, Katund i Ri, Sukth dhe Rrashbull) mbi 2300 persona ndodhen në çadra, ndërkohë që ka nevojë për 192 çadra dimërore që të zëvendësojnë ato verore.

Nënkryetari i bashkisë Durrës Florian Tahiri tregon mbi situatën e familjeve në çadra dhe hotele dhe thekson se dhe familjet e strehuara në çadra duhet të aplikojnë për bonusin e qirasë.

Rrjetet Sociale

630,452FansaPëlqeje
28,208NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit