Familjarët insistojnë t’u bëhet autopsia të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, Instituti ka një përgjigjje

Familjarët e personave të cilët kanë vde.kur si pasojë e koronavirusit po insistojnë që t`u bëhet auto psia të njëjtëve.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqa ruar se për t`u bërë auto psia të infektuarve që vde.sin nga koronavirusi, duhet urdhëresë nga prokuroria.

“Për shumicën e ras teve tani familjarët po insistojnë që tu bëhet auto psia të njëjtëve, por ka ras te të cilat nuk bëhet, por ne punojmë vetëm me urdhëresë të prokurorisë sepse ras.ti duhet të hapet në polici dhe në prokurori dhe nuk bëhet autop sia me kërkesën tonë dhe nuk jemi ne ata të cilët mundemi për t’i liruar ras tet”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket dorëzimit të raportit në Prokurori, sa i përket vde.kjeve të dys.himta në QKUK nga virusi, Gërxhaliu shtoi se nevojitet kohë për t`u bërë analiza specifike.

Tutje, ai tha se në rast nevoje për këto analiza kanë marrë masa për t`u dërguar edhe jashtë Kosovës,.

“Sa i përket raportit nevojitet kohë për tu bërë analizat specifike.

Ne kemi marrë edhe masa të dyfishta në rast nevojë që të dërgohen edhe jashtë Kosovës dhe jemi duke punuar me staf esencial”.

“Marrin kohë edhe përgatitjet laboratorike kështu që për momentin nuk janë të gatshme.

I kemi vetëm ato preliminaret për të cilat edhe gojarisht kemi biseduar me prokurorë”, tha Gërxhaliu.