Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LiveFansja i propozon Luizit të bëhet e dashura e tij dhe thumbon...

Fansja i propozon Luizit të bëhet e dashura e tij dhe thumbon Kiaren: Vishu si të duash

Mbrëmjen e djeshme banorët kanë lexuar mesazhet nga fansat e tyre,  mesazhet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga urimet për fitore te komplimentet. Por nuk kanë munguar as propozimet pasi një fanse i ka shkruar Luiz Ejllit se nëse Kiara Tito ndryshon mendje, ajo e pret në Florida per tu bere e dashura e tij.

E jo vetëm kaq, pasi vajza nga Korça i thotë se të vishet se të dojë ai, duke i kujtuar rastet kur Kiara e ka kritikuar për rrobat që vesh. “Ti je dashuri, inteligjencë, talent, humor, durim e shpirt i bardhë. Po ndërroi mendje Kiara, të pres në Florida se dihet që Korça me Shkodren kanë shkuar gjithmonë. Vishu si të duash”, shkruan korçarja nga Florida.

Ndërkohë Luizi i përgjigjet: “Ti qenke zemër, je flori. A ndërroj mendje? Mendje nuk ndërroj por në Florida vij bashkë me Kiarën, na prit” ndersa Kiara ka thene se i kam dhene shume kritika ne lidhje me veshjen. Duket se Kiara ka ndryshuar mjaft shume lojen qe kur po merre mesazhe te ndryshme nga fansat e saj por edhe nga mesazhet e Luizit qe shpesh here e perfshijne edhe ate ne shume raste.

Dhe jo vetem nga keto, ajo ka ndryshuar sjelljen dhe lojen edhe nga komentet e opinionisteve ku ne Prime-n e kaluar Arbri i tha se eshte sjellur shume arrogante me Luizin dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ajo e ben kete, ky koment erdhi nga situata kur Luizi ishte i semure ndersa Kiara i thote te pij ndonje ilaq e te vazhdoj se nuk ka shume dhimbje ashtu sic e ben te madhe.

Rrjetet Sociale

630,339FansaPëlqeje
28,211NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit