Fationi foli për jetën e luksit, Olti Curri tallet me deklaratën

Deklarata e Fation Kuqarit për lidhjen e tij me paranë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së blogerit Olti Curri.

Në faqen e tij në Facebook, ai e shoqëron videon e marrë nga emisioni me këtë përshkrim.

“Fatjoni flet per degen qe zgjodhi te studioje dhe qe sot i sjell kaq shume te ardhura…” shkruan Curri.

I pyetur se ku i gjen Fationi lekët në një emision në oraneës, nëse merret më gjëra të pista apo pastrim lekësh, Fation Kuqari u shpreh:

“Unë 6 vjeç kam bërë ekspresin e parë.

18 vjeç kam hap biznesin tim të parë.

Gjatë gjithë kohës jam shumë aktiv.

Sot që po flas me ty dua të bëj një restorant italian, jo se do të thotë që unë kam miliona euro, por më pëlqen jeta e luksit, unë pa lek jam i vd.ekur, më ze koka.

Nuk ka lidhje Londra, unë jam këtu se jam i aftë për këtë gjë.

Edhe disa reklama i bëjmë, që janë të kënaqshme, kam super çmime”, tha ai./express