Fatjoni pasi iku nga ‘Përputhen’: Dua që kjo vajzë të dal single nga programi

Së fundmi Fation Kuqari ishte i thirrur në programin e aktorit Olsi Bylykut, ku foli për ngjarjet që ndodhën së fundmi në programin ‘Përputhen’.

Ndër të tjera ai është pyetur nga Olsi nëse ndonjë prej vajzave të programit i ka ngelur fiksim dhe Fationi nuk është menduar gjatë dhe menjëherë ka thënë emrin e Ana Kaurit.

Para ikjes nga Perputhen Fatjoni pati disa takime me te.

”I kerkoj Anes te dale single nga programi”-eshte shprehur Fatjoni duke nenkuptuar se i pelqen ajo dhe do te donte ta njihte jashte.

Fatjoni ka qene nje nder djemte me protagoniste ne Perputhen qe nuk u ka shpetuar as vajzave pa u bere pershtypje.

Por se cfare mendimi ka Ana per kete kjo mbetet per tu pare.