Fatmir Limaj: Nesër dalim me qëndrim zyrtar për mocionin e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi që ngrisë mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti pasi kryeministrin i vendit, Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe të Administratës Publike Agim Veliu.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar të parin e Nismës Socialdemokratke, Fatmir Limaj i cili ka deklaruar se lidhur me këtë mocion nesër do të dalin me qëndrim zyrtar.

“Nesër do të dalim me qëndrim zyrtar”, tha shkurt Limaj.

Mbetet të shihet se si do të pozicionohen partitë politike kur ky mocion mosbesimi votëbesimi do të hidhet në Kuvendin e Kosovës.

Kosova gjendet në një situatë pandemike si shumica e vendeve të botës, por që gjendja duket se po bëhet edhe me kritike me krizën institucionale.