Web Analytics

Fejohet moderatorja e njohur kosovare, Eriona Sejdiu

Botuar nga: InfoKosova

Eriona Sejdiu është fejuar me biznesmenin e njohur, Blend Rexhepi.

Në fotografitë e publikuara ajo shihet shumë e lumtur pranë të fejuarit të saj në një ceremoni përrallore.

Bukuroshja kosovare, lidhjen e saj e kishte bërë publike kohë më parë përmes rrjetit social instagram.

Eriona ishte pjesë e ekranit, si bashkë prezantuese e emisionit të Robert Berishes, “Robi plaket kur don vet”.

Kujtojmë që Eriona më parë kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Globe 2019”.

Bukuroshja nga Prishtina kishte marrë pjesë për herë të parë në një garë të tillë bukurie.

Ajo poashtu është blogere mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Shiko fotot:

Të FUNDIT